22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi mëson lidhjen speciale me Gertin: Bëj çfarë të duash, nuk të nominoj

    Kot nuk thonë, “Rastësia mbreti i botës”. Deri më sot në BBV, Luiz Ejllin dhe banorin më të ri Gerti Koxha i bashkonte origjina dhe dialekti të cilin e përfaqësojnë denjësisht.

    Por teksa bisedonin mengjesin e djeshëm ata mësuan një tjetër lidhje speciale. Nëna e Getrtit është mësuesja e parë e Luizit.

    I surprizuar dhe duke kujtuar me nostalgji mësuesen e tij të parë, Luizi i premtoi Gertit se nuk do ta nominojë asnjëherë gjatë qëndrimit në BBV.

    Biseda:

    Luizi: Po mami?

    Gerti: Mësuese.

    Luizi: Ca shkolle?

    Gerti: Ka qënë te shkolla e muzikës.

    Luizi: Kush është nana jote?

    Gerti: Donika, ka lëvizur, e kan dërgu..

    Luizi: Ca vitesh ka qënë ajo?

    Gerti: Deri në fund të 90-ës, ka dhënë gjuhë letërsi.

    Luizi: Kur kam fillu klasën e parë unë, deri në fund të 90-ës, në 91 kam hy në klasë të parë. E kam pasur zysh fillore, Donika.

    Gerti: Ca të ka dhënë?

    Luizi: Të përgjithshme.

    Gerti: Ka mundësi se ka dhënë edhe fillore.

    Luizi: I ka pas vdekur burri apo djali.

    Gerti: Ajo është.

    Luizi: Tallesh. I ka pas lidh kali, po si?

    Gerti: Ka pas një sëmundje të keqe, i ka vdek djali, e pastaj u martu me babin.

    Luizi: Djali i Donikës je ti? Nuk ka pas gru më të bukur, më të mirë. E kam pas zysh kujdestare, deri në klasë të tretë, pastaj iku, na mori Valeria. A e di sa kam pa e pa? Kur të errësohet, do të marr te kamera ti them nënës ky është djali i Donikës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit