18.5 C
Tirana
E enjte, 28 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Luizi rihap bisedën mbi drogën. I kërkon shpjegime Oltës për akuzën. Ja si justifikohet aktorja

    Luizi ka rihapur bisedën lidhur me akuzat që Olta ka hedhur herë pas herë se Luizi konsumon drogë dhe është i varur prej saj si jashtë ashtu edhe brenda.

    Ai i ka kërkuar llogari për arsyen pse e ka thënë këtë gjë, kur ai nuk e duron dot atë gjë dhe nuk është përfolur ndonjëherë për një gjë të tillë.

    Edhe pse ai ka këmbëngulur shumë, Olta e ka shmangur përgjigjen. Ja një pjesë nga biseda e tyre:

    Luizi: Pse e ke thënë këtë akuzë. E ke bërë në prani edhe të të tjerëve. Kur ishte kënga “kokaina” ti po fërkoje hundën duke thënë “Shko merr një vizë”. Është shume e shëmtuar, turp të të vijë.

    Olta: pse po e bën tani këtë bisedë të shëmtuar?

    Luizi: Po të pyes. Është gjë e shëmtuar kjo që ke bërë. Një akuzë pa fakte.

    Olta: kam fakte dhe po i mbledh, po nuk dua ta vazhdoj këtë bisedë.

    Luizi: Hedh një akuze te rëndomtë e të shpifur, mund ta di pse e bëre?

    Olta: Këtë bisedë të shëmtuar unë nuk e vazhdoj..

    Luizi: Je e pafytyrë s’ke pikë respekti.

    Olta: Nuk dua të të ndryshoj mendimin ty.

    Luizi: Ku do të dalësh ti me këtë?

    Olta: Ja do e shohësh ku do dal unë me këtë.

    Luizi: Unë nuk do të përdor asgjë, por po vazhdove fort kështu…

    Olta: këtë bisedë duhet ta kishe bërë vetëm për vetëm.

    Luizi: Unë nuk e kam problem ta bëj me të gjithë se jam i pastër me veten time, e di si jam.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit