spot_img
spot_img

Lul Basha ultimatum Lindita Nikollës: Nuk dua të ulem në krah të Gaz Bardhit, ma hiq dhe më sill Arbin

spot_img

Në padinë që Partia Demokratike depozitoi në SPAK ndaj Lindita Nikollës, mes disa kërkesave që kryeparlamentarja nuk i ka marrë parasysh, bie në sy edhe ajo për të ndryshuar vendet ku deputetët ulen.

Lulzim Basha ka kërkuar që Lindita Nikolla të largojë Gazment Bardhin nga karrigia anash e në vend të tij të vendosë Arbi Agalliun. Gjithashtu dhe në vendin e Agron Gjekmarkaj të ulet Kreshnik Collaku.

Duket se afrimi i Bardhit me grupin e Berishës ka shkaktuar zemërimin e këtij të fundit, ku nga shkresa tregon se nuk e donte as ti ulej afër në Kuvend.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partise Demoktratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen per disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: – Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas.

Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: – Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, – Znj.Andia Ulliri ze vendin e  z.Allan Dogjani dhe ansjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas”, thuhet në padinë që Basha bëri në SPAK pas pranimit të deputetëve të përjashtuar në grupin parlamentar të PD.

Lajmet e fundit