spot_img
spot_img

Majmuni që terrorizoi… Tiranën

spot_img

Një majmun, i cili prej ditësh lëvizte i lirë në rrugët e Tiranës ka përfunduar në një qendër të moshuarish, duke shkaktuar frikë dhe panik.

Ky institucion sapo ka konstatuar kafshën ka njoftuar mënjeherë policinë, e cila ka mbërritur, por ka deklaruar se duhet të vijë policia bashkiake për ta larguar.

Ndërsa kjo e fundit është shprehur se “nuk janë kopsht zoologjik”.

Duket se kjo kafshë po sjell vërdallë disa institucione, të cilat nuk po e kapin dot për ta larguar dhe për ta dërguar në një qendër të mbrojtjes së kafshëve apo në kopshtin zoologjik.

Drejtoresha e qendrës së të moshuarve ka thënë për News24 se “ndjehemi të kërcënuar pasi kam në qendër 20 të moshuar dhe nuk po më zgjidhet problemi”.

Lajmet e fundit