Marina Vjollca moderoi emisionin sportiv “Kampionët” në TV Klan, ku diskutoi me të ftuar të ndryshëm për ndeshjet e kampionatit europian 2024. Në rrugëtimin e saj thuajse 1-mujor, ajo është përballur me jo pak situata të sikletshme, por edhe gazmore.
Në videon përmbledhëse të emisionit, u shfaq një fragment ku Marina detyrohet të lërë studion, për të shkuar në tualet. “Më bëhet çiçi”, u shpreh ajo, ndërsa rend për të shkuar në tualet. Të ftuarit në studio shpërthyen në të qeshura.



