spot_img
spot_img

Mbajeni Tedi Blushin

spot_img

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate këtë të hënë.

Fillimisht kryebashkiaku Erion Veliaj është ndërprerë gjatë fjalës së tij në seancë dhe më pas anëtari i opozitës, Tedi Blushi i ka hedhur fletë letre A4.

“Je komplet i paaftë.

Më ngatërron me atë me bllok në dorë, më ngatërron me atë të bllokut.

Zoti Blushi lini sallën

Je komplet i paaftë (Blushi nuk dëgjohet)”, iu drejtua Veliaj.

Blushi më pas u përplas fizikisht edhe me këshilltarin Halit Valteri.

Kujtojmë që Valteri është ish-deputeti që ka paditur Ilir Metën në SPAK.

Pas këtij tensioni, seanca është ndërprerë.

Reagon Erion Veliaj

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar pas tensioneve të krijuara ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Veliaj u shpreh se Këshilli kishte për të votuar disa nisma ditën e sotme, por “Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i ka mbetur nuk përballojnë dot suksesin e Tiranës dhe humbjen e partiçkës së tyre”.

Duke iu referuar veprimit të Tedi Blushit, këshilltar i PL-së, Veliaj u shpreh se do të kërkojë zbatimin e ligjit me përpikmëri që “rrugaçëria të marrë përgjigjen që meriton”.

Reagimi i plotë:

Sot Keshilli Bashkiak kish per te votuar hapjen e 2 cerdheve te reja, abonete falas per studentet, miratimin e shkolles Ecole 42 per te rinjte, zonen e lire ekonomike TEDA per 5mije vende pune te reja dhe grantin e Katarit per sheshin fundor tek Bulevardi i Ri.

Por Ilir Meta dhe rrugaci i fundit qe i ka mbetur, nuk e perballojne dot as suksesin e Tiranes dhe as humbjen kolosale te partickes se tyre. Sjellja per vandali ndaj kolegeve keshilltare, eshte shenje deshperimi, jo force.

Do te kerkoj zbatimin e ligjit me perpikmeri qe rrugaceria te marre pergjigjen qe meriton, dhe Tirana te mos mbetet peng i maktheve te Ilir Metes e mjeraneve te tij.

Ilir Meta: I kemi shpallur luftë lali fikut

Ilir Meta ka reaguar ashpër pas incidentit në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Meta deklaroi se akti sulmues do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Meta shpalli se Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin e akuzoi për korrupsion dhe përqendrim të pushtetit në duart e tij.

Meta shtoi se Partia e Lirisë do të luftojë kundër tutorëve dhe protektorëve të Veliajt, duke e quajtur atë përgjegjës për vrasjen e Ardit Gjoklajt.

Partia e Lirisë, sipas Metës, do të tregojë se shqiptarët nuk janë një komb eksperimental, por një komb shqiponjash, duke theksuar se nuk ka tutor apo protektor në botë që mund të ndalojë drejtësinë e tyre.

Reagimi i plotë:

Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.

Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.

Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.

Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.

Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!

Lajmet e fundit