spot_img
spot_img

“Mbreti im”, Elgiti në koncertin e Malumës, Klea Huta bën dedikimin të veçantë për të!

spot_img

Mbrëmjen e kësaj të hënë në Tiranë u mbajt një nga koncertet më të mëdha të organizuara në vendin tonë me pjesëmarrjen e yllit latin, Maluma.

Veç Malumës, në koncert performuan edhe dy artistët më në zë të momentin në vendin tonë, Ronela Hajati dhe Elgit Doda, ku ky i fundit bëri edhe hapjen e koncertit me këngën e tij “Ku je” që njëherësh u këndua edhe nga të pranishmit në shesh.

Mirëpo, disa orë para nisjes së këtij eventi Elgiti ka publikuar në Instastory disa video ku shihet në shoqërinë e partneres së tij, Klea Huta e cila dukej mjaft entuziaste.

Ndërkohë më vonë, kur këngëtari u ngjit në skenë, Klea publikoi disa video në profilin e saj zyrtar disa video me mbishkrimin “Mbreti Im” duke i treguar botës dhe një herë mbështetjen për të.

Teksa i gjithë vendi ynë ishte i fokusuar te “Maluma-baby”, të gjithë vëmendjen e Kleas padyshim e mori partneri i saj.

Lajmet e fundit