spot_img
spot_img

“Më pëlqejnë buzët e tua…”, Vëllai i Madh detyron banorët të shprehin dashurinë; Egla habit me komplimentet ndaj Ilnisës

spot_img

Aktorja e njohur, Egla Ceno i ka shprehur dashurinë gazetares Ilnisa Agolli në kuadër të një loje të organizuar nga Vëllai i Madh ku secili prej banorëve duhet t’i shprehte dashurinë një tjetri.

Egla u detyrua të linte pas debatet dhe ofendimet që i bënte Ilnisës duke i përmendur disa anë fizike dhe të karakterit, të cilat ajo i vlerëson te gazetarja.

Ajo shpreh një pëlqim për buzët e Ilnisës si dhe për botën e saj që sipas aktores, është plot ngjyra.

Ceno gjithashtu mendon se Agolli është një nënë e përkushtuar.

“Më pëlqejnë buzët e tua një gjë fizike kjo. Ke një botë të madhe ke ngjyra mendoj që çdo grua po edhe ti një nënë shumë e përkushtuar ndaj gocës dhe mendoj që je një grua që ke potencë nëse vendos në zbatim atë aftësinë që të kesh peshë”, i tha Egla, Ilnisës.

Lajmet e fundit