23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Meritoni flet për Ilnisën, marrëdhënien e saj me familjen e tij dhe planet për një film

    Meritoni, i ftuar në “Cherry on Top”, foli për eksperiencën e tij në “BBVA 3” dhe për lidhjen me Ilnisën. Ai tha se fillimisht, nuk e kishte fare në plan të lidhej brenda shtëpisë së famshme, por ja që takoi dashurinë.

    Meritoni tregoi se tek Ilnisa e bënë për vete batutat e saj, karakteri dhe mendja. Ai ceku edhe aprovimin e lidhjes nga ana e familjes së tij dhe diferencën e moshës, si dhe lajmeve që kanë qarkulluar se familjarët e tij nuk janë dakord me këtë marrëdhënie, duke u shprehur: “Ne jemi pjesë e medias dhe falenderoj çdo portal që merret me ne, pasi dashur padashur, në momentin që jemi pjesë e televizionit, duhet të përballemi me gazetarët, sepse atë punë kanë.

    “Gjithçka është mirë, është korrekt”, tha ai për marrëdhënien e familjes së tij me Ilnisën.

    Sa i përket diferencës së moshës, ai u shpreh:

    “Kjo puna e moshës mendoj se na kthen në kohë (të hershme). Nuk është diçka problematike, sepse nuk kemi as ndonjë diferencë aq të madhe. Ne e kuptojmë shumë mirë njëri-tjetrin dhe marrëdhënia është shumë e mirë. Të tjera detaje, po i ruajmë private”, tha Meritoni.

    Ish-banori i “BBVA 3” shtoi se Ilnisa ka qenë shumë e kujdesshme me të kur ka dalë nga shtëpia, për të mos e ngarkuar me lajmet që qarkullonin për ta.

    “Ilnisa ka pasur shumë kujdes me mua kur kam dalë nga shtëpia, sepse ajo e ka jetuar brenda asaj shtëpie çdo detaj. Edhe ngarkesë, edhe presion, edhe e ka kuptuar direkt kur ka dalë që mediat kanë qenë ato që ndoshta e ngarkojnë tjetrin. Ngadalë i kemi diskutuar gjërat, sepse unë nuk kam qenë i interesuar të di se çfarë ka ndodhur. Kam dashur ta shijoj dhe te merrem punët që kam përpara. E kam mbyllur bashkëpunimin me Melindën që e kam këngën, e kam dhe me Capital T këngën dhe skenarin e filmit”.

    Si? Skenarin e filmit?! Po! Meritoni dhe Ilnisa po vijnë me një film. Skenarin e ka shkruar Ilnisa dhe është në përfundim. Ndonëse na ndezi kuriozitetin, Meritoni nuk na dha detaje të tjera.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit