17.5 C
Tirana
E premte, 10 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Meritoni konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin! Ja ç’thotë!

    Meritoni, ish-banor i BBV, ka folur së fundmi për “Prive”dhe ka konfirmuar ndarjen e tij nga Ilnisa Agolli, me të cilën u njoh gjatë ‘reality show’ dhe marrëdhënia e tyre vijoi për disa muaj edhe pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Meritoni në përgjigjen e tij ka theksuar se arsyet e ndarjes nuk kanë rëndësi, teksa i ka uruar më të mirat ish-partneres së tij.

    “Unë kam qenë brenda asaj shtëpie, kam vepruar në mënyrën që unë jam ndjerë. Ka qenë shumë e bukur dhe realisht nuk do ndërroja as pikë dhe as presje. Si është pritur nga publiku është e tyre. Ca të tjerë e kanë mirëpritur shumë mirë, ca të tjerë jo. Gjithçka ka qenë reale, kështu ka shkuar, kështu ka rrjedhë e kështu ka qenë.

    Aludimet janë 100% të vërteta, arsyet e ndarjes janë private, i uroj më të mirat Ilnisës, suksese, shëndet. Është grua e mrekullueshme, nënë e jashtëzakonshme, profesioniste në punën e saj. Hapi për me u nda, pak ka rëndësi. Nuk ka shumë rëndësi, sa ka rëndësi që të jetë mirë dhe në jetën në vazhdim. Janë gjëra shumë private”, është shprehur ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit