8.5 C
Tirana
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ministrja Delina Ibrahimaj i sheh shqiptarët thjesht si statistikë, jo si njerëz që mezi mbyllin muajin

    Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, u pyet në një konferencë për shtyp në lidhje me deklaratën e saj, ku tha se me 130 euro të ardhura në muaj nuk quhesh i varfër.

    Ibrahimaj tha se shifrat që ka përmendur janë teknikalitete statistikore.

    “Sot jemi për të folur për krizën, deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor.

    Kam teknikalitet në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues, por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat.

    Sot është momenti për të folur për produktet e shportës”-  tha ajo.

    Kujtojmë se ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj në emisionin ‘Opinion’ u pyet se sa duhet të jenë të ardhurat mujore të një personi për të mos u konsideruar i varfër në situatën ku po jetojmë.

    Ibrahimaj tha se që një person të mos konsiderohet i varfër duhet të gjenerojë 130-140 euro në muaj.

    “Ne kemi një përllogaritje të familjes mesatare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona.

    Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, ka thënë Ibrahimaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit