20.5 C
Tirana
E hënë, 29 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu flet për të vërtetat e mosfunksionimit të Urgjencës

    Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka raportuar këtë të hënë në Komisionin e Shëndetësisë, për mosfunksionimin e Urgjencës në QSUT.

    “Dua të komentoj të gjitha të pavërtetat. Investimi dhe transformimi i spitalit të sëmundjeve të brendshme, incidenti tregoi se standardet dhe cilësia e shërbimit mjekësor është i tillë anembanë vendit. Ka arsye për t’u ndjerë mirë dhe krenarë për stafin e mrekullueshëm. Është nën hetim nga prokuroria, nga të hënat paraprake mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik djegie të kabujve elektrikë pa dëmtuar pajisjet biomjekësore të spitalit.

    Në QSUT vijon normalisht puna dhe shërbimet pa problematika., urgjenca kardiake dhe e sëmundjeve të brendshme, ofrohen në tek Shefqet Ndroqi, të fierit apo Shkodrës në koordinim shumë profesional të urgjencës mjekësore, janë spitale që i kanë të gjitha mundësitë, është meritë e investimeve për të forcuar sistemin shëndetësor në të gjithë territorin.

    Kompania kontraktore ka nisur punën për rehabilitimin, punimet pritet të mbarojnë në muajin maj”, tha ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit