spot_img
spot_img

Mjeku i spitalit “Hygea” sfidon shtetin: Pse po pengohet transferimi i vr*sësit të Martinit në paraburgim!

spot_img

Mjeku i spitalit privat “Hygea” sfidon burgjet.

Nuk dorëzon epikrizën për autorin e vrasjes së Martin Canit.

Drejtoria e Burgjeve nuk po zbaton dot plotësisht vendimin e gjykatës së Tiranës, që ka caktuar masën e sigurisë së arrestit me burg për 14-vjeçarin, Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani.

Arsyeja?

Punonjësit e burgjeve kanë hasur në refuzimin e mjekut të spitalit privat ku po kurohet Përlleshaj për t’i dorëzuar epikrizën mjekësore, që është dokumentacioni i domosdoshëm që dëshmon nga se u kurua dhe progresin në shërimin e 14-vjeçarit, Përlleshaj.

Për këtë arsye, Komisioni i Burgjeve ka vënë në dijeni Policinë e Tiranës duke akuzuar për mosbindje dhe refuzim të një vendimi gjykate të mjekut Dritan Todhe të spitalit privat “Hygea“.

Burgjet thonë se mjeku në fjalë ka zvarritur procesin e dorëzimit të epikrizës prej ditës së djeshme, kur komisioni prej pesë personash i drejtorisë u paraqit në spitalin privat për të ndjekur procedurat e kërkuara nga ligji.

Ndaj të miturit është vendosur masa arrestit me burg, ndërsa mjeku ka detyrimin t’u japë përfaqësuesve të burgjeve epikrizën e të miturit.

Komisioni me pesë persona duhet të provojë çfarë gjendje shëndetësore ka ai, dhe ta transportojë nga ambienti i spitalit privat ose në spitalin e burgjeve në një seksion për të miturit, ose në institutin e të miturve në Kavajë.

Të hënën, kjo procedurë nuk u krye, pasi mjeku nuk dorëzoi as kartelën mjekësore dhe as epikrizën.

I njëjti refuzim prej mjekut të spitalit privat është kryer edhe paraditen e së martës.

Anëtarët e komisionit, veç policisë së shtetit janë vënë në kontakt edhe me prokuroren e çështjes për udhëzime se di do të veprohet më tej.

Lajmet e fundit