14 C
Tirana
E hënë, 7 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Monika Kryemadhi ia merr valles pas procedimit penal, por ndjekësit e sulmojnë: E paske shtëpinë luks

    Deputetja Monika Kryemadhi duket e pashqetësuar pasi u kallëzua penalisht për protestën e dhunshme të opozitës një ditë më parë në Kuvend.

    Ish-kryetarja e Partisë së Lirisë ka ndarë me ndjekësit një video ku shfaqet duke kërcyer, teksa thotë se gjendja e saj është shumë e mirë pas kallëzimit të radhës.

    “Mood im pas një tjeter procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas”, shkruan ajo në Instagram.

    Mirëpo ndjekësve nuk u ka shkarë një detaj nga video, ku dallohet tarraca me lule dhe pishinë.

    Ata i kanë vënë në dukje ambientin luksoz, ku jeton Monika Kryemadhi, e cila njihet për ekspozimin e luksit të saj.

    Mjafton të kujtojmë këtu emisionin me Sonila Meçon vite më parë, kur tregonte vilën luksoze në Lalëz, në të cilën madje, kishte disa tualte vetëm për macet.

    Video që më pas u zhduk, pasi shkaktoi shumë bujë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit