spot_img
spot_img

Ndërtoi hotelin luksoz pa leje, gjykata liron ish-drejtorin e Kadastrës pak ditë pas arrestimit

spot_img

Gjykata e Apelit ka lënë të lirë ish-drejtorin e Kadastrës së Sarandës, Mariel Murati, i arrestuar pak kohë më parë me akuzat e ndërtimit pa leje dhe shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria kërkoi arrest në shtëpi dhe detyrim paraqitje për 9 zyrtarë të tjerë të AKSH, IKMT dhe Bashkisë së Sarandës, si dhe për Muratin “arrest me burg”për veprat penale “ndërtim i paligjshëm” dhe “falsifikim dokumentash”.

Por gjyqtari Genti Shala ai që ka ndryshuar vendimin e Gjykatës së Sarandës, duke vendosur lirimin në sallë të gjyqit për 47-vjecarin.

Mariel Murati akuzohet nga Prokuroria e Sarandës se ka ndërtuar pa leje një hotel 7 katësh në lagjen Nr.4 të Sarandës dhe më pas e ka legalizuar atë.

Ndërkohë për 9 zyrtarët e tjerë janë lënë në fuqi masat e dhëna nga Gjykata e Sarandës.

Lajmet e fundit