9.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ndihem e përdorur”, Kiara ka një kërkesë për Luizin: Më mos përmend më..

    Pas nominimit të Luizit, Kristit dhe Armaldos, në shtëpinë e “Big Brother VIP” debatet këto ditë kanë qenë të shpeshta mes të nominuarve por jo vetëm, pasi në to janë përfshirë edhe banorë të tjerë. Një nga debatet mes Luizit dhe Armaldos u komentua edhe nga Kiara, e cila i dha të drejtë Maestros.

    Ajo i tha Luizit se Armaldo ka të drejtë pasi i duket pa sens, që Luizi u kujtua pas 2 muajsh për diçka që i ka bërë Armaldo dhe Kristi. Sipas Kiarës, kjo lojë e tij, po e ndikon atë dhe i kërkoi që të mos përfshihet më në gjërat e saj, pasi është e aftë t’i përballojë vetë situatat.

    Madje i kërkoi që të mos merret më me të dhe të mos ia përmendë më emrin në debatet me të tjerët, pasi po ndihet e përdorur nga loja që po bën Luizit. Luizi i tha Kiarës që ta lëri këtë muhabet, por Kiara nguli kembë dhe tha se ka arritur në një pikë që është mbushur shumë nga kjo situatë.

    Kujtojmë që tre të nominuarit gjatë kësaj të enjte kanë darkuar së bashku dhe kanë diskutuar për rrugëtimin që kanë patur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, përfshi debatet që kanë patur me njëri tjetrin. Mbetet për të parë se cili prej tre banorëve, Luizit, Kristit dhe Armaldos, do të dalë këtë të shtunë nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit