18.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ndryshon situata: Rama merr në intervistë… Blendi Fevziun

    Informacionet e publikuara në reportazhin e televizionit italian Rai3 dy javë më parë, kryeministri Edi Rama i konsideron fakte të paverifikuara.

    Në podcastin e tij të përjavshëm, kësaj radhe me drejtuesin e emisionit Opinion, Blendi Fevziu, Kryeministri Rama tha se një plagë e gazetarisë së sotme është mosverifikimi i fakteve.

    Sipas tij, reportazhi i Rai3 që godiste Shqipërinë nuk do të ishte transmetuar disa vite më parë, për shkak se do të zbatoheshin parimet e gazetarisë.

    Kryeministri Edi Rama: Goditja tjetër që tanimë po bëhet gjithmonë e më shumë modë, rasti me Rai3 nuk do kishte ndodhur në të shkuarën që të bëhej një reportazh pa asnjë verifikim të atyre gjërave që thonin.

    Gazetari Blendi Fevziu: Megjithatë, gazetari i Rai3 ka pretenduar që i qëndron gjërave që ka thënë dhe do ta nxjerrë reportazhin, sepse për mua ishte e patolerueshme dhe e padrejtë që një reportazh i paralajmëruar të mos nxirret, mininalisht duke bërë një argumentim, që mund të shtyhet për të verifikuar faktet, mund të shtyhet për të përfshirë palën tjetër, por jo ta injorosh një njoftim të një gjëje që ishte bërë.

    Kryeministri Edi Rama: Unë nuk e di këtë pjesë sepse nuk e kam ndjekur në këtë aspekt. Por di që ajo që ndodhi nuk do kishte ndodhur para disa vitesh, pra që të bësh një emision ku të marrësh nëpër gojë persona të cilët janë të gjallë e janë persona publikë, kanë një përgjegjësi përpara të gjithëve dhe të mos kërkosh versionin e tyre të ngjarjeve ose të mos verifikosh çfarë thuhet për ta…

    Gazetari Blendi Fevziu: …nejse ata i referoheshin mediave shqiptare në pjesën qëndrore të tyre dhe të gjitha gjërat që kishin nxjerrë nuk është që nuk janë publikuar në mediat shqiptare.

    Kryeministri Edi Rama: Kjo është pjesë tjetër e bisedës se nuk dua të zgjatem tek kjo, por faktikisht jo ishin referuar por ato të gjitha ishin gjëra të marra nga këtu.

    Gazetari Blendi Fevziu: Por një media mund t’i referohet mediave lokale.

    Kryeministri Edi Rama: Dakord, por në momentin kur ti merr nga një burim tjetër një lajm ose një tërësi “faktesh” që janë problematike dhe as nuk i verifikon dhe nga ana tjetër, të njëjtët viktima të atyre që ti ke marrë, ti i rigodet pa bërë verifikim, kjo nuk do të kishte ndodhur më përpara. Dhe pjesa kulmore ishte mohimi i faktit që ndërkohë përgjigjet të cilat i kishin kërkuar, i kishin marrë, dhe nuk i publikuan, por që të thonë që nuk i kemi…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit