17.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ndryshon skenari: Pëllumb Meta nuk u vra nga vajza 19-vjeçare, por djali i tij i madh

    Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e 50-vjeçarit Pëllumb Meta, duke zbuluar se autori i krimit të rëndë nuk është vajza e tij 19-vjeçare, por djali 25-vjeçar, Hysen Meta.

    Deri më tani, vrasjen e ka marrë përsipër vajza, Hygerta Meta, por policia ka zbuluar se qitësi nuk është ajo dhe se Hysen Meta ka pranuar ekzekutimin e babait.

    “Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen.

    Nuk mund të jap të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja.

    Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes.

    E ka pranuar ekzekutori akuzën”, sqaroi shefi i Policisë së Durrësit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit