11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Neni i tmerrshëm 28 në ligjin për investitorët strategjikë që ndihmoi Belerin dhe po detyron shqiptarët të shpallen “grekë”

    Ligji për investimet strategjike është miratuar në vitin 2015 si një ligj i përkohshëm për të ofruar mbrojtje të barabartë si për investitorët vendas, ashtu edhe për ata të huaj.

    Ideja ishte që ligji të qëndrojë në fuqi deri kur të përfundojë ligji i ri për investimet…që pas gati 10 vitesh nuk ka përfunduar ende.

    Statusi i investitorit strategjik jepet në gjashtë sektorë; por më shumë se gjysma e investitorëve strategjikë e kanë përfituar këtë status në sektorin e turizmit, kryesisht në projekte të kontestuara për ndërtimin e komplekseve dhe resorteve turistike në bregdet.

    Këtyre investimeve u është ofruar asistencë në përshpejtimin e procedurave, pajisjen me lejet dhe licencat e nevojshme për realizimin e investimit, vënien në dispozicion të pronave të bregut të detit, apo sipërfaqeve pyjore pranë resortit, ndërtimin e infrastrukturës ndihmëse si: rrugë, rrjet elektrik, ujësjellës, kanalizime dhe asistencë për konsolidimin e tokës, ku përfshihet regjistrimi i pronave në ZVRPP apo marrje në përdorim etj

    Në lidhje me këtë ligj ka pasur kritika se po shfrytëzohet nga njerëz pranë politikanëve në qeveri apo opozitë për të përvetësuar prona shtetërore dhe private në zonat më të lakmuara bregdetare.

    Por problemet kryesore i ka hapur një nen i këtij ligji që thotë se, shteti mund t’ua marrë tokën banorëve të bregdetit për t’i vënë në shërbim të investitorit strategjik.

    Është neni 28 i cili parashikon se “për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, lejohet shpronësimi i pasurive të paluajtshme pronë private, nëse investitori nuk ka mundur ta zgjidhë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me marrëveshje me pronarin…”

    Pra nëse një banor nuk bie dakord tia shesë tokën e tij investitorit privat strategjik –  shteti ndërhyn dhe e shpronëson banorin në interes të investitorit.

    Kjo ka bërë që shumë banorë të bregdetit që nuk duan ti shesin tokat e tyre – të dridhen nga ideja që një investitor ua ve syrin atyre për projekte strategjike.

    Në këto kushte kur ka përplasje banorët kanë filluar marrin avokatë grekë për tu përplasur me shtetin e tyre sepse kanë humbur besimin se mund të gjejnë të drejtën përbalë një investitori që ua kërkon pronën nën paralajmërimin: Ose ma shit mua, ose shteti do të të shpronësojë.

    Këtë nen që ka ngjallur masivisht frikë në zonat bregdetare ende të paprekura nga zhvillimi – shfrytëzoi edhe Beleri për të fituar Himarën.

    Shumë banorë pranojnë nën zë se janë të detyruar të deklarohen me prejardhje greke për të patur mbështetje përballë rrezikut që shteti i shpronëson në interes të investitorëve strategjikë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit