16.5 C
Tirana
E premte, 17 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nga televotimi do dalë Romeo. Egla s’bën gabime amatore”, Isli Islami komenton edhe lojën e Julit: Pritshmëritë ishin të larta për të, por…

    Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. I ftuar në “Big Brother Radio” ishte Isli Islami, i cili bëri një analizë të detajuar mbi banorët dhe situatat e “BBV3”.

    Ndërkohë, i pyetur nëse do të kthehej në televizion e në Top Media, Isli u shpreh:

    “Unë besoj që do ketë patjetër një rikthim. Uroj të këtë. Do doja të ketë dhe do ketë padiskutim. Jam fans, tifoz, i projekteve të mira që edhe më shkojnë shumë”.

    I pyetur lidhur me disa nga banorët, ai u shpreh për Julin, për të cilin tregoi se kishte pritshmëri më të mëdha.

    “Mendoj që njerëzit kanë patur më shumë pritshmëri te Juli. Ti pret që Juli të bëjë më shumë lëvizje, më shumë aleancë, më shumë përfshirje… Juli ka bërë këto aleancat që merrte vajzat me vete. Ka këto përballjet me Heidin me tone shumë të ulëta, ulërimat me Romeon. Kaq e kam parë… Do doja që të kishte bërë më shumë humor padiskutim”.

    I pyetur lidhur me nominimin që bëri Egla mbrëmjen e djeshme, ai u shpreh si më poshtë.

    “Unë mendoj që Egla kishte një lloj koherence në atë që u diskutua. Nëse do bënte një nominim tjetër do i binte që do bënte disa kacavjerrje nga njëra në tjetrën. Ajo s’bën gabime amatore. I bëri një dhuratë njërit prej të dyve. Unë mendoj që të dy do jenë në finale. Unë mendoj që nga televotimi do dalë Romeo”.

    Ndërkohë, teksa komentoi nominimin e Eglës, i pyetur për raportin e saj me Meritonin, Isli u shpreh:

    “Unë mendoj që ka një armëpushim mes Eglës dhe Meritonit. Tani është Egla kundër të tjerëve. I tregoi Heidit që je përballë meje, jo krah meje…”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit