Nikoll Lesi, deri pak muaj më parë zëdhënës mediatik i Ilir Metës, shkruan se ky i fundit do të jetë kandidati i Sali Berishës për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas Lesit, Berisha do të qendrojë vetëm kryetar i PD, për t’i hapur rrugë aleatit të tij që të synojë Kryeministrinë.
““Do të ketë primare. Nëse bëhem kryetar i PD, mund të mos jem unë kandidati për kryeministër!”– tha Berisha në emisionin “Zonë e lirë”.
Por ndërkohë Ilir Meta zbret në shtator në fushën e betejave politike, e siç ka thënë Monika Kryemadhi, se Ilir Metës i rri ngushtë kostumi në LSI, ndaj ai do të krijojë front të ri opozitar.
Me sa duket Berisha kryetar në PD e Ilir Meta kandidat për kryeministër.
Kjo duket skema opozitare.
Por a do të mundet dyshja Berisha-Meta, që të rrëzojnë kryeministrin Rama?
Zgjedhjet e përgjithshme vendore në maj 2023 do të jenë testi i parë i Berisha-Meta kundër Edi Ramës”, shkruan ai.