10.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nisur nga Olta Boka, si t’i përgjigjesh një fëmije që të pyet se si bëhen bebet

    E ftuar në “Në kurthin e Piter Panit”, Olta Boka u përball me një pyetje e sikletshme nga një vogëlushe që e pyeti se çfarë hëngri që bëri një vajzë dhe Olta, e sikletosur u përgjigj se “hëngri një ëmbëlsirë”.

    Nisur nga kjo, si t’i përgjigjesh një pyetjeje të sikletshme?

    Së pari, përgjigjja varet nga mosha e fëmijëve dhe paraprakisht, është mëse okay që ta “zbukurosh” paksa të vërtetën. Sipas Amanda Gummer, psikologe e fëmijëve, ajo shprehet: “Është më e sikletshme për të rriturit sesa për fëmijët. Fëmijët janë më të prirur që të kërkojnë fakte, ndaj përqendrohuni te procesi biologjik, pa dhënë shumë detaje. Për shembull, mund të thuash: “Prindërit e duan aq shumë njëri-tjetrin, sa krijojnë një qelizë speciale që rritet si bebe”.

    Sipas Jillian Amodio, themeluese e “Moms for Mental Health”, duhet të jesh sa më specifike në termat e përdorur, që të mos keqinformosh fëmijën.

    “Diçka që rekomandoj është që të emërtosh pjesët e trupit. Kjo i jep fëmijës idenë e duhur dhe të qartë që mund të flasë lirisht për trupin e vet, duke pasur më shumë vetëbesim në pamjen e jashtme dhe në informacionet e marra. Fëmijët e vegjël pyesin shumë për trupin dhe sidomos për barkun, mënyrën se si rritet bebi brenda në bark dhe se si jeton “atje brenda”, pa u interesuar shumë për pjesën e seksit”.

    Është shumë e rëndësishme që prindërit të jenë të hapur dhe të përgjigjen shkurt, për të mos e komplikuar situatën.

    Saktësisht, ç’të thuash?

    Mund të përgjigjesh si Olta kur të pyet se çfarë ha, por me përgjigjen tënde, të japësh edhe një këshillë, si për shembull: “Kam ngrënë perime se të bëjnë shumë mirë dhe bebi lind i shëndetshëm”, apo “kam ngrënë shumë supë dhe fruta”.

    Në rastet kur fëmija të pyet se si lind bebi, mund të thuash:

    Nga dashuria shumë e madhe e prindërve

    Ngaqë mami dhe babi donin shumë që të kishin një bebush

    Si mendon ti? (Dëgjoje fëmijën dhe saktësoje në momentin e duhur)

    Ç’duhet të kesh parasysh?

    Të japësh përgjigje të shkurtra dhe të qarta

    Të tregohesh i/e sinqertë

    Të përshtasësh bisedën me moshën dhe botëkuptimin e fëmijës

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit