Artan Fuga thotë se 7 marsi nuk është festa e mësuesve. Ndaj ai ka një apel për mësuesit, por dhe nxënësit.
“7 marsi është dita e shkollës shqipe, jo thjesht e mësuesit! Propaganda e ktheu në ditë të mësuesit, sikundër ktheu 1 majin nga ditë proteste në ditë feste të puntorëve, sikundër ktheu 8 marsin në festën e nënës bashkë me të gruas ku gratë danconin me njera tjetrën në një lloj gati homoseksualizmi femëror i përgjithsuar i mbetur në potencë!
Pra dita e shkollës jo thjesht e mësuesit, pra edhe e nxënësve, e prindërve, etj.
Me këtë rast uroj që mësuesit të heqin dorë nga pranimi i dhuratave materiale që nuk është veçse një korrupsion i përgjithësuar, i ndyrë dhe i përçmuar, që çedukon nxënësit dhe nxënësit uroj ta shohin cdo mësues që pranon byzylyqe, unaza, pantallona, brrekë, syza, telefona, stilokalema, sytjena, etj., gjëra materiale të këtij lloji si një mësues i padenjë, i korruptuar, pra si legen!
Le ta provokojnë duke i dhuruar të tilla ndyrësira për ta parë nëse i pranon ose jo, dhe pastaj çështja është e qartë vetiu!
Hiquani vizën!
Prindër mos u jepni asnjë lekë fëmijëve të bëjnë dhurata korruptive për mësuesit. Ka mësues që në 7 mars sillen si tagrambledhës! Duken që në sy, si vishen për festë ku çdo rrobe e trupit duket sikur thotë: “Eeeee, ku i kini dhuratat more qafira!”
Kurse ata që janë vërtetë mësues të mirë duhen respektuar për jetë! Por edhe mësuesit duhet të respektojnë të gjithë nxënësit dhe prindërit”, shkruan ai.