spot_img
spot_img

Një tjetër krim i llahtarshëm në Shqipërinë “turistike”: Rrëmbëhet dhe ekzekutohet recepsionisti në Dhërmi, autori shok i tij

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Gerald Shehu nga Tepelena dhe me banim në Angli.

Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht dhëndri i pronares “Hotel Greccia” në Dhërmi, si dhe pronar i restorantit në këtë hotel, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar, ndërsa rreth orës 00:30 dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

31-vjeçari dhe autori i dyshuar që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit ata kanë shkuar për të hapur një biznes bashkë si dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë të qarta se si është larguar 31-vjeçari.

Policia dyshon se pas krimit, Shehu, i cili është baba i një vajze dhe jeton me dokumente të rregullta në Britani, është larguar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës.

Misteri i ngjarjes në Dhërmi: Autori dhe viktima ishin shokë dhe kishin jetuar në Angli

Gerald Shehu, 43 vjeç, dyshohet se pak pas mesnatës së kësaj të enjteje qëlloi me armë 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi. Ngjarja ndodhi në një hotel në Dhërmi, aty ku i riu nga Tirana punonte si recepsionist.

Raportohet se Shehu dhe Nevruzi kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Ata mësohet se kishin jetuar në Angli dhe kohët e fundit ishin kthyer në vendlindje për të hapur biznes së bashku.

Por përse policia dyshon se 31-vjeçari Nevruzi është vrarë, në një kohë kur trupi i tij nuk është gjetur ende?

Paraprakisht, raportohet se ngjarja ka ndodhur në një prej dhomave të hotelit. Policia dyshon se bëhet fjalë për vrasje për shkak të dëshmive në vendin e ngjarjes që thonë se janë dëgjuar dy të shtëna.

Po ashtu gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes shtojnë edhe më shumë dyshimet se recepsionisti është ekzekutuar.

Autoritetet mësohet se kanë në dorë edhe pamjet filmike, por të paktën deri më tani nuk rezulton të jetë zbuluar mënyra sesi është larguar 31-vjeçari nga hoteli.

Në lidhje me ngjarjen, mësohet se janë marrë në pyetje të paktën 29 persona. Autoritetet besojnë se 43-vjeçari Gerald Shehu mund të jetë larguar drejt Greqisë.

Motivet e kësaj ngjarjeje mbeten momentalisht mister. Dyshimet janë se ajo mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve që lidheshin me biznesin, pra hotelin ku ndodhi dhe ngjarja.

Lajmet e fundit