11.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Njëri me PS, tjetra me PD: Politika ndan motër e vëlla, dy artistët e njohur debatojnë live

    Këngëtari Federik Ndoci ishte i ftuar në “Review” për të folur për përfshirjen e artistëve në fushatat elektorale.

    Ndërsa trajtonte këtë tema ai ndau me publikun dhe konfliktet me të motrën që mbështet Partinë Demokratike.

    “Motra ime nuk përdor as argumentin, as arsyen, vetëm thotë unë jam me ata dhe ata të tjerët s’i duroj. Po mirë moj i them shiko konceptin, a e kupton që është monizëm [duke iu referuar këtu qytetit të origjinës së këngëtarit, që sipas tij ka qenë gjithnjë e majtë dhe nuk është përmirësuar]. Familja jonë ka demokraci perfektë, ne qeshim në fund, nuk shahemi,” – tha Ndoci.

    Sipas tij është e rëndësishme që politika të ndryshojë qytetet që merr nën menaxhim dhe jo të mbështetet nga artistët pa sjellë asnjë përmirësim.

    Ndërkohë Federik Ndoci dhe Rita Ndoci, motër e vëlla debatuan live për qasjen e tyre politike.

    Këngëtari ruajti një qëndrim disi më stoik nga Rita e cila doli hapur si mbështetëse e Partisë Demokratike.

    Federik Ndoci: Tani unë po dal sikur jam anëtar i Partisë Socialiste, por më shumë komunista ka te PD-ja. Ky është një realitet që ekziston. Edi Rama tani po sjell në Shkodër një biznesmen.

    Rita Ndoci: Ta kishte sjellë, u bënë 10 vjet

    Në zgjedhjet e 14 majit, Ndoci deklaroi se mbështet Benet Becin, i cili kandidon për kryetar të Bashkisë Shkodër.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit