19.5 C
Tirana
E mërkurë, 13 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk gjen askund, si nikoqirllëku i zonjave përmetare!

    Në zemër të Shqipërisë jugore, përgjatë brigjeve të lumit Vjosa, shtrihet Përmeti, një qytet që të mahnit me traditën. Vjosa, si një “gjarpër i argjendtë” përshkon qytetin duke i dhënë jetë çdo cep të tij.

    Nëse ka diçka që e dallon Përmetin është padyshim tradita e prodhimit të glikosë. Në çdo shtëpi përmetare, glikoja është më shumë se një ëmbëlsirë, është një art që kalon brez pas brezi.

    Por mbi të gjitha, është shpirti i njerëzve që të bën të dashurohesh me Përmetin.

    Çdo derë është e hapur për këdo, ndaj nuk është e pazakontë që të ftohesh në shtëpitë e vendasve për të shijuar; gliko, raki apo zahiretë e dimrit.

    “Kjo është lagjja historike e Përmetit, me banesa të ndërtuara të gjithë nga guri. Një nga zonat më të kamura të qytetit, ku kanë jetuar të gjithë tregtarët. Kjo vihet re edhe nga strukturat që janë ndërtuar në këtë lagje.

    Përmeti njihet edhe si qyteti i trëndafilave, si pasojë e ritualeve që banorët e lidhnin me këtë bimë. Shumë ëmbëlsira të Përmetit, aromatizohen me aromën e trëndafilit.

    Një nga produktet më unike në këtë zonë është llokumja me bajame e cila ka aromën e trëndafilit, për shkak të ujit që nxirret nga petalet e trëndafilit. Është një nga vlerat më të mëdha që ka Përmeti, e trashëguar brez pas brezi për vite me radhë.

    Akoma dhe sot në zonë mbillen parcela të panumërta me trëndafila”, tregon specialisti i turizmit, Edjon Maliqi.

    Përmetarët janë njerëz që e duan shumë nikoqirllëkun, kjo duket edhe nga rrugët e shtruara me kalldrëm, oborret me trëndafila dhe portokalle.

    Po ashtu edhe rituali që nuk është harruar ndër vite, ku gratë moshuara fshijnë pragjet e shtëpive që në agim.

    “Në këtë lagje po ashtu, një veçanti e madhe është vija e ujit që është mes kalldrëmit. Zonjat e përdornin për nevojat e përditshme, edhe për larjen e teshave.

    Po ashtu edhe sofatet, ku dikur, të moshuarit uleshin pasditeve për të bërë muhabet dhe pirë kafe me shoqërinë. Shumë e veçantë është edhe lyerja e portës jashtë me gëlqere, pastrimi i rrugicave, nikoqirllëku është ajo që i dallon përmetarët.

    Po ashtu edhe çatitë me gurin e zonës së Përmetit, që përdoret edhe për kalldrëm.

    Dera e shtëpisë në këtë lagje nuk kyçet kurrë, janë të hapura gjithmonë për këdo. Traditë tjetër e kësaj lagje ka qenë; një portokalle për çdo shtëpi.

    Në çdo shtëpi gatuhen të gjitha llojet e glikosë. Kjo ëmbëlsirë ka marrë edhe një status të veçantë, për mbrojtjen e produkteve lokale, tashmë prej 8 vitesh”, tha Edjoni për gazetaren Marinë Kërçeli, në DritareTV.

    Nuk gjen askund, si nikoqirllëku i zonjave përmetare!

    Nuk gjen askund, si nikoqirllëku i zonjave përmetare!

    Nuk gjen askund, si nikoqirllëku i zonjave përmetare!

    Nuk gjen askund, si nikoqirllëku i zonjave përmetare!

    Nuk gjen askund, si nikoqirllëku i zonjave përmetare!

    Nuk gjen askund, si nikoqirllëku i zonjave përmetare!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit