16.5 C
Tirana
E premte, 3 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk jam krenar” – Rama fton Mark Markun në podcast dhe i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

    Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike, aktualisht pedagog në gazetari, ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama.

    Rama kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet elektorale’ gjatë fushatës zgjedhore të 2021.

    “Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar. Ndjesë se në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë, dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku, por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot”, tha Rama.

    Mark Marku ndërkaq tregoi dhe historinë e emrit të tij.

    “Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: Pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai”, tha Marku.

    Pedagogu Mark Marku fitoi në Lezhë mandatin e deputetit në zgjedhjen parlamentare të 25 prillit 2021, por dha dorëheqjen nga mandati pak muaj më pas, në gusht 2021.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit