22.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Nuk jemi më të uritur

    Shqipëria gjendet larg shteteve që kanë nivel të lartë urie sipas Indeksit Global të Urisë.

    Ajo renditet e 27-ta nga 121 vende të përfshira në indeksin e llogaritur për vitin 2022.

    “Me notën 6.2, Shqipëria ka një nivel të ulët urie”, thuhet në raportin i cili thekson se sa më afër nivelit zero, aq më pozitive është situata.

    Përqindja e popullsisë që ka qenë e paushqyer në Shqipëri, ka ndjekur një tendencë rënëse ndër vite duke zbritur në 11.3% në fund të vitit të shkuar, nga 39.2% që ka qenë në vitin 2000.

    Në të njëjtin hark kohor, % e vdekshmërisë nga uria e fëmijëve nën 5 vjeç është ulur nga 2.7% në 1%.

    Megjithatë, ajo ende gjendet larg nivelit 0 të urisë, sipas objektivave që duhen arritur deri në vitin 2030.

    Indeksi bazohet në katër tregues: % e popullsisë që janë të paushqyer; % e fëmijëve nën 5 vjeç që mbi-ushqehen; % e fëmijëve nën 5 vjeç që nën-ushqehen; % e vdekshmërisë e fëmijëve nën 5 vjeç.

    Raporti thekson se në 15 vitet e fundit, bota ka bërë progres të vazhdueshëm në kuadër të luftës ndaj urisë, por çdo vit 3 milionë fëmijë ende vdesin për shkak të kequshqyerjes. Përqindja e kequshqyerjes së fëmijëve nga viti 2014 deri në vitin 2022 nuk ka pasur përmirësim.

    Të moshuarit dhe anëtarët e grupeve minoritare gjithashtu janë veçanërisht të prekur.

    Një ndër 17 objektivat botërorë, është që të arrijë zero uri në vitin 2030, pjesë e fushatës së njohur “Objektiva të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, për të ulur varfërinë, për të luftuar pabarazinë dhe drejtësinë.

    Shtetet më të rrezikuara në botë për urinë janë Jemeni, Çadi dhe Zambia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit