8.5 C
Tirana
E premte, 29 Mars, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Nuk mund te hesht”, Ermiona paralajmëron Arbër Hajdarin dhe Zhaklin Lekatarin: Do kthehem në Shqipëri të përballem me ju

    Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

    Ish- banorja e shtëpisë së “BBV2”, Ermiona Lekbello është skualifikuar para pak javësh, si rrjedhojë e dhunës verbale të përsëritur, një vendim ky nga Vëllai i Madh, i cili u komunikua me anë të një zarfi të zi. E së fundmi Ermiona ka reaguar me anë të një video në Instastory për opinionistët e spektaklit dhe mënyrës se si ata mundohen t’i ‘edukojnë’ banorët me të cilën Ermiona nuk është aspak dakord. Gjithashtu ish-banorja është shprehur se duhet të kthehet në Shqipëri për të qenë pjesë e një ‘Prime’ e për të pasur një përballje me opinionistët, Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari.

    “Nuk mund te hesht! Pash një sekuencë të “BBV” dhe po dëgjoja analistët që po bënin edukatorët. Në fakt dëgjova një analist, që po bënte edukatorin. Janë burra dhe gra ata aty brenda në “BBV”, është elita. Po bëjmë edukim? Elitës? Burrave dhe grave që janë brenda? Që analistët kanë të njëjtën moshë, nuk e di paradokse, gjithsesi unë duhet të marr pjesë në ndonjë ‘Prime’. Mendoj duhet të bëjë ndonjë xhiro nga Shqipëria se do argëtoheni e do argëtohem dhe unë bashkë me ju.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit