spot_img
spot_img

Nuk ua merr mendja, Bledi Mane zbulon “sekretin” e Jori Dellit

spot_img

Gazetari i njohur Bledi Mane tha disa fjalë për Jori Dellin, modelen e njohur që u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother Vip” në mesin e rrugëtimit të këtij edicioni.

Gazetari i njohur e konsideroi modelen bukuroshe si “sabioseksuale”, term që përdoret kur dikush tërhiqet seksualisht nga njerëzit inteligjentë.

Në dallim nga njerëzit e tjerë që thjesht u pëlqejnë njerëzit inteligjentë, sapioseksualët tërhiqen fizikisht nga inteligjenca.

Madje, refuzojnë të dalin me njerëz që s’i konsiderojnë “të zgjuar.”

Por jo vetëm kaq, Bledi Mane tha se Jori e njohu në shtëpinë e “Big Brother VIP” në një ditë me shi.

“E njoha në një ditë me shi, atë ditë nuk dilte njeri me brekë. Jori ka një të keqe që e kontrollon mami kudo, edhe në rrjetet sociale”, tha ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndërkohë të ftuarit e tjerë iu kthyen Bledit duke i thënë se “Jori është shumë e bukur dhe shumë duan të jenë si ajo”.

Lajmet e fundit