11.5 C
Tirana
E shtunë, 4 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olsi Bylyku thumbon sërish: Ikëm tek Top-i për më mirë, por na nxorën për dy javë

    Olsi Bylyku nuk ka në plan t’i ndalë kunjat ndaj Top Channel dhe këtë herë, përmes një postimi në Instagram, ku promovoi këngën e tij të re, aktori i humorit, vendosi të qëllonte 2 zogj me një gur: T’u thoshte njerëzve që do të publikojë projektin e ri, si dhe të thumbonte Top Channel-in.

    “Isha duke e menduar pak sot, se ndoshta juve ju vjen për të qeshur. Po si përfunduam kështu ne? Me të qeshur, me të qeshur, (por) “Klanifornia” u mbyll, na lanë pa punë, pa rrogë, pa gjë. Mes 4 rrugëve! Si përfunduam kështu ne?

    Ikëm tek Top-i për më mirë, na nxorën për dy javë. Domethënë, na nxori populli se s’ka lidhje Top-i me atë pjesë, as produksioni…po hajd’, shyqyr ju kam juve. Mërziten ndonjëherë ata të shtëpisë”, u shpreh ai dhe theksoi në mbishkrim se videoja nuk është për të qeshur.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit