22.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Olsi VS Top Channel: Ç’po ndodh mes aktorit dhe televizionit?

    Olsi Bylyku, pas gjithë kunjave dhe thumbave kundrejt produksionit të “BBVA 3” dhe Top Channel-it, ka publikuar dje në Instastory një dokument, përmes të cilit njoftoi se media e kishte hedhur në gjyq.

    “Gabim i madh shumë”, shkroi aktori i humorit, më pas, publikoi këngën e tij të re dhe bëri një reagim të gjatë në llogarinë e tij në Instagram.

    “Sot në drekë u zgjova me një mesazh nga prindërit e mi, të cilët më lajmëruan se në shtëpinë time kishte mbërritur një fletë-thirrje nga Gjykata për paraqitje, pasi isha paditur nga televizioni ku unë u linda si artist, Top Channel. Sigurisht, me dhimbje dhe kënaqësi, avokati im do të jetë pjesë në çdo seancë deri në zgjidhjen e kësaj marrëveshjeje, ku sigurisht nëse do jem unë figura që ka shkaktuar dëm për emrin e institucionit, do më duhet të paguaj “Çmimin e madh” ( 100 mijë euro).( Posti që e nxora më datë 17 shkurt ku ju thashë se “shpresoj që nga eleminimi im të nxjerrin kostot e fituesit)”, shkroi ai.

    Më tej, Olsi u shpreh:

    “Për çdo njeri që do mund të hedhë hipoteza, unë jam Olsi Bylyku, që jam njohur me personazhin e “Kimikatit “ në Top Channel dhe jam larguar për të shkuar në emisionin “BE Coffee” me të njëjtën pagë ,për t’i treguar mirënjohjen vëllait tim, Bes Kallakut, i cili më ndihmoi në fillimet e mia. Jam Olsi Bylyku, që “ngeci” në “Klanifornia” për arsye se “BE Coffee” u mbyll dhe unë isha i vetmi të cilit i duhej rroga për të jetuar, ndryshe nga dy miqtë e mi, Besi & Erioni. Unë jam Olsi Bylyku, i cili edhe pasi u mbyll “Klanifornia”, besova në TV Klan dhe qëndrova rreth 8 muaj sërish për të treguar mirënjohjen ndaj televizionit, por nuk u krijua hapësira dhe kjo ishte arsyeja pse pas më shumë së 3 vitesh, nuk munda t’i refuzoja ftesën televizionit, ku u krijova si artist, Top Channel, pasi përtej muzikës, show dhe skena janë pasionet prej të cilave nuk largohem dot dhe sot, marr një fletë-thirrje për shkaktim dëmi, ku në fakt duhet të ishte e kundërta, pasi sa herë hap komentet, thika e vetme janë njerëzit, ku pa faj mendojnë se isha një zhgënjim në atë reality. Hahahaha rrini të qetë, or miq”.

    Aktori u shpreh se mirënjohja është e mbjellë në çdo venë të trupit të tij, pasi me këtë frymë është rritur nga familja:

    “Mirënjohja është e mbjellë tek unë në çdo venë sepse jam rritur në një familje ku më shumë kanë justifikuar bashkëpuntorët e mi se sa mua, ndaj lindën vargjet në këngën e fundit “Mos bab…” , deri sa për fatin e keq pashë rastësisht disa rroba të reja të mbesës sime gati 2 vjeç, që më tha se ishte përgatitur për surprizën e dajës, por unë nuk munda t’ja jap fatin që t’i vishte. Kështu që do më keni në çdo seancë prezent mua ose avokatin tim, sa herë dhe në çdo moment që të duhemi nga gjykata”.

    Pas kësaj, në komentin e të njëjtit postimi, ai shtoi: “Dhe diçka të fundit që kam kuptuar në këto 6 vite që punoj në 2 televizionet më të mëdha në Shqipëri: “FËMIJËT DUAN PUNËTORË, LIDERAT DUAN EPRORË”, ndaj ikonat e atij televizioni u larguan”, duke përmendur Arbana Osmanin, Alban Dudushin, Sokol Ballën dhe Altin Bashën. “Në televizionin paralel kanë ndërtuar perandori Blendi Fevziu, Ardit Gjebre, Vera Grabocka etj”, nënvizoi Olsi, duke mos e kursyer as TV Klan.

    Olsi e ka thumbuar shpesh Top Channel, pas daljes së tij nga “BBVA 3”, pas eliminimit, me vendimin e publikut. Ai ka aluduar se është eliminuar me vendim të produksionit, pasi jashtë ka pasur shumë mbështetës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit