spot_img
spot_img

Opozita e nongratës si mbetjet e Kurumit

spot_img

Kurumin për mbetjet toksike nuk e përmend, pasi i ka shitur 4 hidrocentrale të ndërtuar me djersën e shqiptarëve, duke ndarë fitimet.

Bankers që ka nxjerrë 4 miliardë euro naftë në 20 vite duke paguar zero taksa, nuk e përmend, pasi taksën e paguan te Zeni.

Bashkim Ulajn për aferën Thumanë-Kashar nuk e përmend, pasi ka plaçkitur me të Shqipërinë dhe banon në pallatin e tij.

Tre nga nga katër koncensionet në shëndetësi nuk i përmend pasi paguajnë Zenin. Përmend vetëm sterilizimin.

Abi Bank, që e denonconte si bankën e Ramës, nuk e përmend më, jo se e ka emrin si të dhëndrit, por se Abi Bank financon Syrin e Zenit.

Bankat e tjera nuk i përmend pasi paguajnë te Zeni ose Liria.

Bandën e mikrokredive nuk i përmend pasi fijet e saj janë të lidhura me fijet e interesave të Zenit dhe administratorit të Syrit.

Bankën e Shqipërisë nuk e përmend, pasi çanta me para gjoja jashtë përdorimit, shkonin dhe shkojnë te Zeni.

Rezart Taçin dhe mafiozin italian që kërkon 100 mln euro, nuk i përmend pasi kanë financuar fondacionin e Lirisë.

Fazlliçin dhe Ismail Mulletin nuk i përmend pasi kanë financuar Zenin, dhëndrin dhe Gitën.

Salillarin, Rrokun e Rrugës së Arbrit dhe oligarkun e Kodrës së Diellit nuk i përmend, pasi paguajnë Zenin.

Asnjë nga oligarkët e tjerë nuk i përmend pasi jo vetëm paguajnë Zenin, por Zeni është aksioner në kulla, resorte dhe koncesione me ta. E dini se në vilën e cilit oligark banon Zeni?!

Disa ministra dhe drejtorë nuk i përmend pasi i paguajnë haraç Zenit.

As investimin në 800 mijë m2 tokë publike në Durrës nuk do t’a përmendë më, pasi sheikët dhe oligarkët e korrigjuan gabimin, duke futur Zenin aksioner.

Për kullat në Tiranë nuk flet nga ballkoni pasi Zeni është aksioner i kamuluar në kullat më të larta.

Për resortet në Dhërmi nuk flet pasi ka interesa Zeni dhe me investitorët strategjikë ka plaçkitur Shqipërinë gjatë viteve 2004-2013.

Lista është gjatë. Solla në vëmendje vetëm disa nga pikat. (Adriatik Doçi)

Lajmet e fundit