19.5 C
Tirana
E mërkurë, 11 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pagesat e reja / Gazetarja Ola Xama merr edhe 87 mijë euro përmes burrit nga degët e qeverisë, para edhe nga inceneratori i Fierit

    Zbulohen të tjera përfitime nga buxheti i shtetit nga gazetarja Ola Xama allias Basjola Pandeli, e cila shfaqet në banaqet televizive duke ‘denoncuar’ korrupsionin në Bashkinë e Tiranës dhe në qeveri, në një kohë ka marrë para nga qeveria, bashkia si dhe nga kompania mëmë e inceneratorit të Fierit, përmes bashkëshortit të saj Ilir Pandeli, si aksioner në disa kompani.

    Ilir Pandeli, bashkëshorti i gazetares Ola Xama allias Basjola Pandeli, rezulton administrator dhe pronar me 100 % të aksioneve në kompaninë VIER CREATIVE, me objekt ideim, koordinim, krijim, prodhime dhe menaxhim: reklamash të çdo lloj media (TV, radio, media dixhitale, etj), shërbime grafike, dizejnime grafike të gjitha llojeve, videografi, fotografi, montazhe etj.

    Kompania VIER CREATIVE rezulton se ka marrë para publike gjatë viteve 2019-2023 nga Ministria e Jashtme, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Agjencia për Diasporën dhe Migracionin dhe Drejtoria Rajonale e Monumenteve Vlorë në vlerë rreth 87 mijë euro.

    Bashkëshorti i zonjës Xama rezulton se ka qenë aksioner edhe në kompaninë e reklamave dhe organizimit të eventeve Kuadr.com (L72216039R) deri në 9 shkurt të vitit 2019.

    Ilir Pandeli aksioner

    Në periudhën janar-mars 2019, kompania Kuadr.com, me bashkëpronar bashkëshortin e gazetares Ola Xama, ka marrë 20 pagesa nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare me vlerë 97 milionë lekë.

    Pagesat u publikuan dhe u denoncuan si korruptive nga Partia Demokratike në gusht të vitit 2023.

    Në periudhën janar-mars 2019, kompania Kuadr.com, me bashkëpronar bashkëshortin e gazetares Ola Xama, ka marrë 20 pagesa nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare me vlerë 97 milionë lekë.

    Pagesat u publikuan dhe u denoncuan si korruptive nga Partia Demokratike në gusht të vitit 2023.

    Nga Janar 2019 deri Mars 2019, çuditërisht ose aspak çuditërisht, KUADR.COM ka përfituar 20 pagesa nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare. Këto pagesa lidhen me likujdimet për samite të Diasporës, në vlerën totale të 97 milionë lekëve“, denoncoi shefja e zyrës së Anti-Korrupsionit në PD-në e grupimit të “Rithemelimit”, Genta Vangjeli në 22 gusht 2023, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të niste hetimet.

    Gazetarja Ola Xama allias Basjola Pandeli ka marrë para publike edhe nga Bashkia e Tiranës përmes bashkëshortit të saj, nëpërmjet kompanisë që ka në pronësi shoqërinë e inceneratorit të Fierit.

    Konkretisht, kompania Furst Koloss (J63229454K), e cila ka 30 % të aksioneve në kompaninë Integrated Technology Waste Treatment Fier, që ka ndërtuar inceneratorin e Fierit, ka kaluar dhjetëra mijëra euro në llogaritë e kompanisë Krioform, me bashkëpronar Ilir Pandeli, bashkëshorti i gazetares Ola Xama allias Basjola Pandeli.

    Nga verifikimi i transaksioneve dhe librit të shitjeve dhe blerjeve, rezulton se në 11 maj 2023, Furst Koloss, në atë kohë me bashkëpronar Ilir Pandeli, bashkëshorti i gazetares Ola Xama, ka lëshuar 7 fatura për kompaninë Furst Koloss.

    Në 16 mars 2021, Kompania Furst Koloss ka fituar nga Bashkia e Tiranës tenderin me vlerë rreth 4.4 milionë euro, për rikonstruksionin e godinave Nr.20-21; Nr. 22-23, në RSU Nr.1 (programi i rindërtimit).

    Furst Koloss ka kontraktuar kompaninë e burrit të Ola Xamës për shërbimin e dyerve dhe dritareve.

    Prapaskena mëson se për të kanalizuar paratë publike te gazetarja e BIRN dyshohet se ka ndërhyrë Arben Ahmetaj.

    Evidencat që po sjell Prapaskena tregojnë edhe një herë se shumica e analistëve dhe gazetarëve që ‘nxjerrin shkumë’ nga goja duke ‘denoncuar’ korrupsionin në Bashkinë e Tiranës; ose kanë kërkuar një favor, të cilin nuk e kanë marrë dot, ose presin ndonjë ‘kockë’ nga pushteti, ose kanë marrë para publike si Ola Xama dhe në momentin që pagesat janë ndërprerë, ‘denoncojnë’ korrupsionin në institucionet publike, me të cilat ka marrë para publike.

    Ola Xama kërkon para publike për kompanitë e burrit të saj, Vesho mallisti ka kërkuar leje ndërtimi për ‘bankomatin’ e tij Ben Reli, Baton Haxhiu ka kërkuar para për sondazhe të fabrikuara etj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit