24.5 C
Tirana
E enjte, 25 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Paralajmërimi i fortë i Artan Hoxhës, nëse djali i Fredi Belerit kandidon në Himarë

    Artan Hoxha thotë se kandidimi i mundshëm i djalit të Belerit në Himarë, do të dëmtonte opozitën.

    I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Petro Beleri, djali i Fredi Belerit, ka udhëhequr fushatën e babait të tij në Himarë dhe një kandidim i tij në Himarë do të sillte personazhe nga ekstremi i djathtë gjatë fushatës.

    “Opozita këtë rradhë, që të mos krijojë një të çarë, është e vërtetë që kandidatin e sjell PBDNJ dhe OMONIA. Beleri ishte kryetar i OMONIA. Por, opozita nuk duhet të mbështesë çdo lloj kandidati nga OMONIA dhe PBDNJ, pa vendosur disa kritere.

    Nëse do të kemi të bëjmë me kandidatë që kanë qenë 2-3 herë në burg, atëherë nuk e di kush i shërben. Opozita duhet të jetë shumë e kujdesshme, kur të pranojë kë kandidat që të mbështesë. Beleri nuk do të ishte shpallur kryetar pa votat e PD dhe PL. Nuk fitonte dot i vetëm. U bë kryetar bashkie, me votat e PD.

    Por në rastin konkret nëse oppozita nuk vendos kritere, do të fusë kokën si struci, kur i sillnim vendimet e Belerit.

    Nëse kërkon dhe lufton me një pushtet që përdor njerëz nga bota e krimit, të dënuar me ndryshim emrash, Beleri i kishte të gjitha këto. Nëse do të jesh i besueshëm duhet që këto kritere ti kesh për të gjithë.

    Nëse do të miratojë çdo kandidat, Petro Beleri, djali i Belerit, ka udhëhequr fushatën ne emër të babait të tij. Nëse do të sjellim të njëjtin grup, do ta shikoni, do ti keni të gjithë këtu, ekstremin e djathtë. Nëse kjo opozitë e mbështet, problemi nuk do të jetë mazhoranca por opozita.

    Shiko si përfundoi Rama, një zonë që këmnbëngul se nuk është minoritare, mori një minoritar që e ka patur edhe kundërshtar, që ti mbyllë gojën Greqisë.

    Për mua ka shumë rëndësi se çfarë do të bëjë opozita”, tha Hoxha.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit