24.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas eliminimit nga Big Brother, Ledjona habit me emrin që zgjedh si fitues

    Ledjona Xheladinaj ishte banorja që u largua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother, rreth dy javë pasi ishte në mesin e 3 lojtarëve më të preferuar brenda shtëpisë.

    Teksa mbeti me Ilnisën ‘kokë më kokë’, Ledjona la në mes ëndrrën për të vazhduar rrugëtimin drejt çmimit të madh.

    Tteksa u pyet në studio se cilin prej banorëve e sheh si fitues, ajo u shpreh ‘Egla’.

    Kjo përgjigje e saj ishte disi surprizuese, për shkak se brenda shtëpisë Ledjona shihej si një person shumë i afërt me Julin, por edhe me Erjolën, megjithatë sipas Ledjonës, këtë vit spektakli duhet të fitohet nga një vajzë.

    “Mësova të njoh veten, mësova shumë, durim, tension, të jetosh me njerëz të panjohur. E ndjeja që do të isha unë ajo që do dilja. Avantazhi i Ilnisës ishte romanca, nuk më pëlqenin që më thoshin nën hijen e Julit, por edhe të largohesha nga Juli dhe Erjola nuk largohesh dot”, tha Ledjona pas eleminimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit