spot_img
spot_img

Pas fitores, Egla reagon në Instagram: Mirënjohëse për publikun

spot_img

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania” ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku nuk harron të falënderojë publikisht publikun për votat dhe televizionin që i dha mundësinë për të qenë pjesë e këtij reality show.

Në foton e saj në finale, me çekun e çmimit 100 mijë euro në dorë, aktorja shkruan:

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për @topchannelalbania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme. Do shihemi shumë shpejt!”

“Për mua nuk është ky “Big Brother-i”, me thënë të drejtën. Unë karrierën time e kam qëndisur ndër vite dhe do të vazhdoj ta qëndis ashtu ngadalë, sepse jam aktore teatri jam shumë e lidhur me të. Është shtëpia ime, është era ime, është gjithçka”, tha ajo.

Lajmet e fundit