15.5 C
Tirana
E enjte, 16 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas përplasjeve me produksionin, Jetmiri tregon pse u shfaq në studio

    Jetmir Salaj la shtëpinë e “BBVA 3” me vullnetin e tij, pas pretendimeve se formati nuk kishte standarde dhe se ai po bënte gjithçka për të marrë vëmendje. Ai doli, shkoi në studio dhe pati debate edhe me Ledion Liçon, Arbër Hajdarin e Ori Nebijajn. Kur u duk se Jetmiri i kishte ndarë rrugët me “BBVA 3”, prime-n e së shtunës, ai u shfaq në studio dhe diskutoi mbi situatat.

    Rikthimi i tij i habiti jo pak njerëzit, ndaj i ftuar në “Fun Club”, ku diskutohen ngjarje nga “BBVA 3”, Jetmiri sqaroi për publikun vendimin e tij.

    Ish-banori tha së pari se kishte bërë një lojë psikologjike në “BBVA 3”, e cila ishte e një stili tjetër, duke tentuar të sjellë një model dhe se njeriu me qetësi mund të arrijë shumë. Ai tha se nuk është penduar për vendimin e marrë:

    Ish-banori tha së pari se kishte bërë një lojë psikologjike në “BBVA 3”, e cila ishte e një stili tjetër, duke tentuar të sjellë një model dhe se njeriu me qetësi mund të arrijë shumë. Ai tha se nuk është penduar për vendimin e marrë:

    “Kjo është një lojë e fortë psikologjike dhe izolimi bën të vetën. Për pjesën e banorëve, nuk e ndieja fare presionin, pasi ishin të menaxhueshëm, madje unë i bëja të dilnin nga vetja, por për (daljen nga shtëpia) arsyeja e vërtetë ishte sepse po amplifikohej situata. Nën trysninë psikologjike ishin të gjithë, qoftë lojtarët, “BBVA 3” dhe unë. Ajo që unë po kërkoja ishte ‘asgjë’. Unë po avancoja një kërkesë për ‘asgjë’”, tha ai, ndonëse ishte paksa i paqartë.

    Ai mbajti të njëjtin qëndrim si më parë për Orin, duke thënë se ajo shpeshherë i dukej si banore e shtëpisë:

    “Ti (drejtuar moderatores Enxhi Nasufi) duhet të kuptosh që ndaj meje janë thënë gjëra monstruoze. Gjuha shqipe është një gjuhë (që të lejon) forma dhe mënyra që të shprehësh atë që do të shprehësh, por unë kam parë një opinioniste, që në momente më dukej një garuese brenda lojës. Ajo nuk e di se sa i ngarkuar është një lojtar, ndaj një frazë si ajo që më tha ajo mua, nxiti një revoltë tek unë”.

    Ai theksoi se nuk e ka marrë personale, por nënvizoi rëndësinë e fjalës. “Unë nuk e pashë të drejtë dhe mora një vendim. Nuk e di nëse është mjaftueshëm për të shpjeguar gjendjen time shpirtërore”, tha ai.

    Ndërsa për pyetjen nëse përplasja e tij me produksionin ishte një strategji: “Asgjë nuk është e inicuar. Perceptimi nuk është i njëjtë me të qenit jashtë. Nëse unë ngrija në mendjen time (çështje), kisha kontradikta, në mënyrën time kam protestuar”.

    Sa i përket përballjeve me Romeon, ai u shpreh:

    “Nuk ka ndodhur përballje. Nuk kam bërë asgjë për ta sulmuar, as atë, asnjë. Unë kam bërë një deklaratë jashtë dhe kam thënë se nuk do bëj asgjë dhe ata do më sulmojnë. Unë kam ruajtur qetësinë dhe jam sulmuar vazhdimisht. Në psikologjinë e tyre ndoshta isha një kërcënim, një personazh që ngacmonte shpirtrat e tyre. Me Romeon kam treguar dashamirësi”, u shpreh ai, duke shtuar se Romeo ishte në paralojën e lojës dhe e ka sulmuar.

    Gjithashtu, Jetmiri bëri një reagim në Instagram, duke u shprehur:

    “Për të gjithë injorantët e trimat: Një kontratë është një kontratë e duhet respektuar. Ata që bëjnë thirrje për të kundërtën ose nuk më duan të mirën, ose u intereson të shpifin e denigrojnë imazhin tim publik. Cilido të jetë interesi”, duke shtuar edhe një emoji duke vjellë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit