23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pasi ofendoi dhe hodhi akuza të rënda ndaj Xhensilës, Cllevio i telefonon Bes Kallakut, ja çfarë folën

    Në rrjetin social TikTok po qarkullon së fundminjë video ku personazhi i famshëm Clevio Serbiano shfaqet duke folur në telefon me aktorin e humorit Bes Kallaku, duke thënë se “ka bërë paqe me të”.

    Kujtojmë se këngëtarja Xhensila Myrtezaj, ”kërcënoi” me gjyq Clevion, pasi ky i fundit e ofendoi dhe hodhi akuza të rënda duke thënë se ajo është lidhur me një bos nga Dubai dhe sipas tij kjo ka qenë arsyeja e ndarjes nga aktori i humorit.

    Me sa duket gjërat mes Bes Kallakut dhe Clevios janë sqaruar.

    Në mediat rozë përflitet për një ndarje mes Xhensilës dhe Besit, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga çifti.

    Mesa duket Besi nuk e ka ditur që telefonata me të ishte “live” pasi e pyet dhe Clevio e mohon.

    Clevio: Të kam shok o vëlla, të kam kërku falje njëherë. Tani jam me kryesorin

    (Besi qesh)

    Clevio: Të kërkoj sinqerisht falje se je djalë i mirë

    Besi: Po jo mo, shoku tat është siç je ti me hallet e tua, ashtu jam dhe unë…Aty je me çunat?

    Clevio: Jam veç, tani do shkoj tu them jam bërë shok me ty

    Besi: (Qesh) Mos je live? Me r** shpie?!

    Clevio: Jo, ore ça live

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit