spot_img
spot_img

“Pastëria e gazetarëve”: A ka Lutfi Dervishi një vilë miliona euro dhe me çfarë lekësh e bleu? A ia ka mbyllur dosjen SPAK?

spot_img

Duke u nisur nga rasti tronditës i gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno, që rezulton se paguheshin nga krimi, faqja jonë  Skaproblem ka nisur një rubrike të re “Pastërtia e gazetarëve”, në të cilën do të përpiqet të bëjë transparencë për gazetarët e njohur, ata që dalin çdo natë në TV.

Kjo, pasi ka ardhur koha që gazetaria duhet të pastrohet nga ata që vetëquhen gazetarë dhe analistë, por që në fakt paguhen nga krimi dhe politika, për të keqinformuar publikun.

Këtë rubrikë po e nisim me Lutfi Dervishin, gazetarin që bën moral pothuajse çdo ditë, për ngjarjet në vend.

Dervishi është përpjekur të mbajë një profil të ulët dhe i ka tmerr akuzat.

Dhe jo më kot, sepse e di se çfarë ka bërë.

Ndaj ne kemi disa pyetje publike për të, përgjigjen e së cilave e dimë.

A është e vërtetë, Lutfi, që ke një vilë miliona euro tek lagjia e pasanikëve në Tiranë?

A është e vërtetë që e ke lëshuar me qira dhe merr mijëra euro në muaj nga ajo?

Me çfarë lekësh e bleve atë vilë?

A është e vërtetë që SPAK ka hapur hetimet kur drejtoje RTSH, për një program që mori lekët, por që nuk u shfaq kurrë?

A e ka mbyllur dosjen SPAK?

Çfarë të lidh me portalin Syri.net, ku shfaqesh bashkëthemelues?

Këto janë vetëm disa nga pyetjet që kemi për Lutfiun, që ndër të tjera shfaqet edhe si profesor gazetarie.

Është koha për transparencë!

Lajmet e fundit