Në rubrikën “Pastëria e gazetarëve”, sot kemi Çim Pekën e familjes Sali Berisha.
Edhe pse fjala gazetar për të është shumë e madhe, prej vitesh ai bën një jetë luksi, që kur ka nisur punë për familjen Berisha.
Për të ka një histori sa për të qeshur, aq edhe për të qarë në fakt.
Kur erdhi në Tiranë, së bashku me vëllain e tij Avenir Peka, nga Hasi i largët, dilnin rrugëve me një valixhe.
Nuk dihet se çfarë kishin në valixhe, por e mbanin me radhë, njëherë Çim e njëherë Aveniri.
Tani nuk dalin më me valixhe, por duket se e kanë mbushur plot me lekë atë.
Aq sa Çim Peka jeton në një vilë ngjitur me Ilir Metën (tani jo më, se ky i fundit ndodhet në burg).
Kur u bënë publike pagat e shqiptarëve, dolën në shesh edhe sa paguheshin gazetarët e Syrit.
Dhe Çim Peka, edhe pse drejtuesi kryesor aty, merrte vetëm 60 mijë lekë rrogë.
Tani se si mund të blejë vilë dhe të bëjë një letë luksi, të cilën ai e ekspozon herë pas here, vetëm Çimi mund t’a dijë.
Thuhet se Syri i Pekës po hetohet për evasion fiskal, por ai ndërkohë vazhdon jetën e luksit me 60 mijë lekë rrogë.



