13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    PD zyrtare jo një, por tre kandidatë për Bashkinë e Tiranës

    Grupimi Alibeaj, që zyrtarisht njihet nga institucionet si Partia Demokratike, ka marrë tre propozime nga të cilat mund të zgjedhë për kandidatin që do të përfaqësojë partinë në zgjedhjet vendore të 14 majit.

    Sipas burimeve, përveç Rudi Erebarës, janë propozuar edhe Jonila Godole dhe Roland Bejko.

    Pas vendimit të KQZ për të regjistruar PD-në me nënkryetar Enkelejd Alibeaj dhe duke refuzuar Sali Berishën, ky grup bëri thirrje për regjistrimin e kandidatëve të Rithemelimit nën siglën e PD-së zyrtare. Por kërkesa u refuzua vazhdimisht nga pala tjetër.

    Rithemelimi ka prezantuar si kandidat për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçin, ndërsa të shtunën PS-ja pritet të zyrtarizojë kandidatët e saj, ku për Tiranën Erion Veliaj është i sigurt drejt rikandidimit.

    Raportohet se deri tani ka 3 skenarë për t’u futur në zgjedhjet e 14 majit, nga ana e PD zyrtare të drejtuar nga Alibeaj.

    I pari është që të garohet me fuqi të plotë në 61 bashki si për Këshillat dhe për krerët e bashkive, varianti tjetër është që të garohet pjesërisht për kryetarët e bashkive, pra në disa bashki të lihet zonë e lirë për kandidatët e primareve.

    Një variant tjetër është që PD mos të futet në zgjedhje për kryetar të bashkive, duke mos paraqitur asnjë kandidaturë, por të garojë vetëm për Këshillat Bashkiak.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit