spot_img
spot_img

Përdori termin “e përdalë” – Arbana i kthehet keq Zhaklinës: Moj kush të ka yshtur sonte, qetësohu

spot_img

Spektakli i madh i “Big Brother VIP” ditën e martë ka qenë një ndër më të “nxehtit” ku nuk kanë munguar debatet.

Klipet e transmetuara me dinamikat e javës, akuzat e Luizit ndaj Efit për pjesëmarrjen e saj në Për’puthen apo edhe komentet seksiste ndaj Jorit dhe Deas nuk kanë kursyer komentet e opinionistëve.

Ndërkohë që ishtë ndezur debati dhe Zhaklina nuk ndalonte së foluri dhe në studio ishte bërë një kakofoni zërash, ka qenë Arbana ajo e cila ka ndërprerë opinionisten.

E nxehur, Arbana i ka kërkuar Zhaklinës të pushonte, teksa me batutë ka thënë: “Kush të ka yshtur sonte”.

“Zhaklina çfare ke sonte, kush të ka yshur. Një sekond qetësohu!”- ka thënë Arbana, teksa kjo është shoqëruar edhe më të qeshura duke u shtensionuar situate.

Kujtojmë se i gjithë debati është nxitur nga një fjalë e Zhaklinës, nxitur nga sjelljet e Luizit kundrejtë vajzave, duke iu referuar se këngëtari i ka konsideruar vajzat si “të përdala”.

Lajmet e fundit