15.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përjetësisht në pushtet: Kryebashkiaku socialist i Maliqit kërkon mandatin e… shtatë

    Mes emrave socialistë që do të garojnë më 14 maj, ai që ngjalli “kuriozitet” është emri i kryebashkiakut të Maliqit, Gëzim Topçiu.

    Kjo, për faktin se Topçiu kandidon për një mandat të shtatë në këtë bashki, një rekord ky për të zgjedhurit vendos në Shqipëri.

    Sipas drejtuesit politik të Korçës, Niko Peleshi, arsyeja e kandidimit të Topçiut sërish është fakti se Maliqi ka nevojë për një menaxher si ai.

    “Kemi shumë figura në këtë bashki, por Gëzim Topçiu është kampioni i shërbëtorit ndaj qytetarëve. Në Bashkinë e madhe të Maliqit, në fakt, ka vetëm dy mandate. Është një nga kampionët e punës dhe jam shumë i bindur që nuk do të jetë thjesht një mandat i ri, me të cilin jemi mësuar, por do të jetë një mandat ku do të kemi projekte të mëdha. Maliqi ka nevojë për një menaxher si Gëzim Topçiu” u shpreh Peleshi.

    Por teksa kryebashkiaku i Maliqit kandidohet për herë të shtatë, dy kryebashkiakë të tjerë në Fier do të jenë të detyruar të hapin krahun për shkak se kanë marrë nga tri mandate. Rajmonda Balili në Patos dhe Fredi Kokoneshi në Divjakë morën mbrëmë vlerësimet e Taulant Ballës për punën e bërë, por pas tre mandatesh, sipas tij, ka nevojë për energji të reja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit