spot_img
spot_img

Përkeqësohet gjendja e Janullatosit, spitali njofton se është në intubim

spot_img

Gjendja e kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është përkeqësuar.

Siç bën me dije Kisha Orthodhokse e Shqipërisë, gjendja e tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Janullatos është shtruar që në datën 3 janar.

Në njoftim thuhet se Janullatos është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

“Athinë, 10.01.2025

Tema: Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas

Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar.

Nga administrata e spitalit”, thotë njoftimi.

Lajmet e fundit