23.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Korrik, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Përmeti mbetet Përmet! Turistët bllokohen në mes të rrugës nga stuhia, shikoni çfarë bëjnë banorët

    Një stuhi e fortë ka goditur zonën e Përmetit dhe fshatrat natën mes të shtunës dhe të dielës.

    Era e fortë ka rrëzuar pemë dhe gurë në afërsi të fshatit Leusë, pak minuta larg qytetit.

    Zona është shumë e vizituar nga turistë të huaj, që vijnë tashmë edhe gjatë dimrit të tërhequr nga bukuria mahnitëse e natyrës në këtë zonë.

    Leusa spikat edhe me Kishën e vjetër të Shën Mërisë dhe me bujtinën Kri-Kri (një nga më të lakmuarat e jugut të vendit, për vend-ndodhjen dhe ushqimin tradicional).

    Por turistët e Leusës janë përballur të dielën në mëngjes me bllokimin e rrugës që lidh këtë fshat me Përmetin. Dhera dhe pemë ishin rrëzuar gjatë natës duke bllokuar rrugën ende të pashtruar të kësaj zone.

    Megjithëse stuhia dhe shiu vazhdonin dhe megjithëse ishte ditë e dielë, Përmeti e ka dëshmuar pse është Përmet.

    Banorët e zonës dhe punonjës të Ndërmarrjes së Rrugëve dhe Urave kanë sfiduar shiun dhe baltën dhe megjithëse ditë pushimi kanë dalë për të liruar rrugën që turistët të mundeshin të dilnin lirisht nga Leusa drejt qytetit.

    Më poshtë video nga ndërhyrja e tyre ndërsa makinat e vizitorëve prisin të bllokuara:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit