11.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Po mos të ishte ajo, do të isha në një kafene me listën e gjatë të borxheve të rakisë”, kush është vajza që i ndryshoi jetën Kastro Zizos

    Këngëtari Kastro Zizo është një nga personazhet më karizmatike dhe të veçanta të showbiz-it shqiptar. Me stilin e tij antikonformist, humorin karakteristik dhe përjetimet emocionale e pa filtra, artisti rikthehet vazhdimisht në vëmendjen e lajmeve.

    Kësaj radhe, në një intervistë për “News 24”, ai ka treguar rreth arsyeve që e çuan në transformimin e mënyrës së jetesës dhe abuzimin me alkoolin. Ai ndërroi kthesë me ndihmën e partneres së tij, Sarës dhe rrëfeu se pa të nuk do të ishte askund.

    Ai shprehet:

    “Po mos të ishte ajo, nuk do të isha këtu, do të isha në një kafene, me listën e gjatë të borxheve të rakisë. Sara ka nxjerrë në pah anën time të mirë.”

    Kastro gjithashtu përmend gjithnjë fëmijët e tij si “revolucionin shpirtëror të jetës” dhe se ardhja në jetë e Dantes, djalit të tij të vogël e ka bërë të reflektojë rreth zakoneve të pashëndetshme të cilat po i shkatërronin jetën.

    Edhe në intervista të mëparshme ai ka folur për abuzimin me alkoolin duke thënë:

    “Nuk rresht së thëni, kam pasur revolucion goxha të madh të brendshëm dhe në momentin që njeriu ka një vetë-ndërgjegjësim me veten e tij, sigurisht që edhe në raport me të tjerët i ka shumë herë më të mira. Ky revolucion nuk erdhi kot por si pasojë e një reflektimi që pata dhe disa vendimmarrjeve që pata, një ndër tyre edhe lënia e alkoolit që për shumë kohë më kishte turbulluar, më kishte marrë peng një pjesë shumë të mirë të vetes sime dhe më kishte shkatërruar dhe po më shkatërronte dita-ditës raportet me njerëzit që i doja. Sigurisht kam përshtypjen që është mirë që njeriu ti rikthehet të së shkuarës për të reflektuar. Po lë pas pendesat që kam. Në fund fare, gjithë jeta jonë është një hard disk i vogël me kujtime dhe e mira është që të mbeten të mirat.”

    Në intervistën në “News 24”, ai është ndalur edhe tek marrëdhënia me prindërit duke treguar më shumë rreth lidhjes shpirtërore me mamanë e tij të ndjerë, duke shpjeguar se vdekja e saj ndikoi në abuzimin e alkoolin. Ai gjithashtu ka ndarë me teleshikuesit për raportin me të atin duke u shprehur se tek ai ka gjetur gjithnjë mbështetje dhe nuk e ka lënë asnjëherë në baltë.

    “Ka qenë aty në çdo moment të vështirë të jetës sime. Ka qenë një shok”, tha Kastro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit