10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Popullin e fusin në burg nëse s’paguan dritat, por 7 biznesmenë të mëdhenj kanë qindra mln euro borxhe ndaj shtetit dhe s’i paguajnë

    Borxhi i bizneseve ndaj tatimeve u rrit ne 10.2 për qind vitin e kaluar, që në vlerë i korrespondon një shume prej 12.5 miliardë lekësh apo mbi 100 milionë euro.

    Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve tregojnë se kjo rritje borxhi ka ardhur në pjesën dërrmuese të saj nga 7 tatimpagues të cilët mbajnë 72 për qind të kësaj shume.

    “Gjatë periudhës së marrë në analizë, detyrimet tatimore kanë pësuar një rritje neto 12.5 miliardë lekë në krahasim me fillimin e vitit ose thënë ndryshe është rritur stoku i detyrimeve me 10.2%, ku theksojmë se 7 tatimpagues kapin vlerën e 9 miliardëve ndër të cilët vetëm dy tatimpagues si rezultat i vlerësimeve tatimore me metoda alternative kanë shtuar detyrimet me rreth 7.4 miliardë lekë” thuhet në raportin vitit të kaluar të Tatimeve.

    I njëjti dokument nënvizon se gjendja e detyrimeve të papaguara në fillim të vitit 2021, apo totali i borxheve që bizneset i kanë tatimeve, në datë 31 dhjetor 2021 rreth 135 miliardë lekë (rreth 1.1 miliardë euro), nga 122.5 miliardë lekë vitin e mëparshëm.

    “Në detyrimet prej 134.9 mld lekë, të cilat ndiqen deri më 31 Dhjetor 2021, është e përfshirë edhe vlera prej 14.3 mld lekë, e cila është në proces gjyqësor, ku deri në fund të Dhjetor 2021 zë 10.6% të stokut të detyrimeve te papaguara” nënvizojnë Tatimet.

    I njëjti dokument saktëson se detyrimet e pakësuara gjatë vitit 2021 janë 21 mld lekë. Në detyrimet e pakësuara përfshihen arkëtimet dhe sistemimet e ndodhura gjatë periudhës.

    “Detyrimet tatimore të papaguara në afat deri më 31 Dhjetor 2021 të specifikuara sipas zërave përbërës paraqitet si më poshtë: detyrimi 60 %, penalitete 35% dhe kamatëvonesa 5%.

    Nga të dhënat e mësipërme rezulton se principali i detyrimeve tatimore të akumuluara përben rreth 60% të shumës totale të detyrimeve tatimore, ndërkohë që pjesa tjetër e këtyre detyrimeve 40% e mbetur përbëhet nga penalitetet dhe kamatëvonesat” thuhet në raport.

    Të ndara sipas llojit të tatimit rezulton se tatimi mbi vlerën e shtuar është detyrimi kryesor që kanë bizneset.

    “Në stokun e detyrimeve të papaguara në afat të ndarë sipas llojit të tatimit, TVSH zë peshën më të madhe ne stokun me borxhit me 35% në vlerë 47,7 mld lekë, e ndjekur nga Tatim Fitimi me 29% në vlerë 38,8 mld lekë, zëri Të Tjera me 17% në vlerë 23,5 mld lekë, Sigurimet Shoqërore & Shëndetësore me 13% në vlerë 17.7 mld lekë, Tatimi në Burim me 3% në vlerë 4.7 mld lekë, TAP me 2% në vlerë 2,2 mld lekë dhe DIVA me 0.2% në vlerë 298 mln lekë” theksojnë Tatimet.

    78% e borxhit ka më shumë se dy vjet që nuk paguhet

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit