14.5 C
Tirana
E enjte, 2 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Prisja më shumë nga Rikja”, Spartak Ngjela zbulon fituesen e “Big Brother Vip”: Heidi ka bukuri se*suale

    Avokati Spartak Ngjela njihet për analizat e tij politike, megjithatë nuk nguron të japë opinione edhe për botë ne spektaklit dhe showbizz.

    Teksa ishte i ftuar në “Breaking” në Top News, ai komentoi spektaklin e “Big Brother ViP”. Ai shprehu mërzi për largimin e Rikes nga loja, për të cilën kishte shfaqur simpati dhe më herët, teksa tha se priste më shumë nga ajo.

    Nga ana tjetër, për avokatin fituese do të jetë Heidi Baci, të cilën e cilësoi si “bukuri seksuale”.

    “Tani kanë ngelur Egla dhe Heidi kanë ngelur sepse Rikja doli.  Prisja më shumë nga Rikja, nuk e di se çfarë ka patur. Nuk e kam ndjekur me vëmendje, por më tha që ka pasur disa goditje jashtë karakterit normal të saj.

    Tani Egla dhe Heidi janë. Heidi është më përpara, më e favorizuar. Lidhja nuk e favorizon shumë, nuk është lidhje që shkon në dasmë të vërtetë se ajo brenda ishte në kuadër të lojës.

    Atje dalin nga vetvetja, të  gjithë dalim.

    Nga bukuria, Heidi ka staturën e një fituese. Ajo ka bukuri seksuale. Do fitojë, s’do fitojë nuk e di”, tha Ngjela.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit