25.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Profesor Kabo tregon të preferuarën e tij në Big Brother Vip

    Teksa ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në “Procesin Sportiv”, Përparim Kabo u pyet mbi këtë format dhe duhet thënë se u tregua mjaft i sinqertë.

    Ai vuri theksin tek Heidi Baçi, lojtarja që mesa duket i ka bërë më shumë përshtypje. Kabo tha se ajo është treguar shumë tolerante, nuk ka sharë njeri dhe nuk ka asnjë element shpagues.

    “Personi që më ka bërë më shumë përshtypje është Heidi. Tolerante, bashkëjeton me të ndryshmen, nuk e prish gojën, edhe nuk ka element shpagues.

    Të gjithe këta qe janë rritur në Shqipëri, bëhen karizmatikë duke shpaguar. ‘Kush je ti? Jam ai që të urrej ty”, tha ndër të tjera Kabo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit